Kanë mbërritur 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Aeroportin “Nënë Tereza”. në Shqipëri. Vaksinat e ardhura janë dhuratë nga qeveria e shtetit fqinj, Greqia.
Për të pritur vaksinat ishin të pranishme zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.
Falënderime për shtetin Grek ka shprehur edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kjo e fundit ka përdorur median sociale Facebook, ku ka dhënë lajmin se kanë mbërritur 20 mijë doza vaksine dhe shpreh mirënjohjen për Greqinë.
“Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë”.
“Do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, mbyll shkrimin e saj ministrja.
Lajmin për dhurimin e vaksinave nga qeveria greke, e ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë greke, Aristotel Peloni, më 3 qershor.
Ajo tha se Greqia do të dhurojë 40 mijë vaksina për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vaksinimi deri tani
Në Shqipëri procesi i vaksinimit vijon normalisht. Deri tani janë kryer mbi 823 mijë vaksinime anti-covid.
Procesin e kanë përmbyllur mbi 300 mijë qytetarë, të cilët janë pajisur edhe me pasaporta vaksinimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
Parashikimi i motit, 26 qershor 2024
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
Lajmet kryesore
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm