Qendra e Mbrojtjes Kibernetike e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e njohur gjithashtu si CCDCOE, me qendër në Talin, Estoni, do të drejtojë një projekt kërkimor që eksploron sigurinë e rrjeteve 5G në lidhje me lëvizjet ushtarake.
Projekti financohet nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Ministria e Jashtme estoneze. Ai përmbushet si projekt nga ekipi ndërkombëtar i studiuesve në CCDCOE.
Faza e parë e projektit një vjeçar fillon në janar.
Hulumtimi ka si qëllim ofrimin e rekomandimeve për NATO-n rreth metodave më të sigurta për të vepruar në rrjetet 5G gjatë vendosjes tyre.
Koloneli, Jaak Tarien, drejtori i NATOS-s u shpreh se “përhapja e rrjeteve 5G në Evropë është planifikuar deri në vitin 2025. Aleatët dhe partnerët duhet jenë të përgatitur për kërcënimet e mundshme kibernetike”.
“Ne në CCDCOE jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të sigurt në marrjen e kësaj detyre thelbësore me ekipin tonë ndërkombëtar prej 29 kombeve. Së bashku ekipi ynë mund të përmirësojë kuptimin e implikimeve të zhvillimit 5G nga pikëpamja e teknologjisë, ligjore, strategjike dhe operacionale”.
Ndërsa, Piret Pernik, studiues në CCDCOE u shpreh se “NATO duhet të jetë e vetëdijshme për boshllëqet e mundshme të sigurisë dhe rreziqeve kibernetike”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Von der Leyen e hapur për bashkëpunim me Konservatorët dhe Reformistët
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE