Bota

23 tё vdekur pas marrjes sё Pfizer/BioNtech nё Norvegji


Sipas tё dhёnave tё rregjistruara deri nё 14 janar, 23 persona kanё humbur jetёn pasi kanё marrё vaksinёn Pfizer/BioNtech.

Agjencia Norvegjeze e Barnave ka deklaruar se 13 prej kёtyre vdekjeve ishin tё moshuar mbi 80 vjeç. Viktimat ishin pacientё nё njё shtёpi tё kujdesit tё tё moshuarve dhe vdekja e tyre lidhet me efektet anёsore tё vaksinёs.

“Të gjitha vdekjet që ndodhin pak ditë pas vaksinimit ekzaminohen me kujdes. Nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që reaksionet që vijnë si pasojë e vaksinimit të kenë kontribuar në humbjen e jetëve të pacientëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”, ka deklaruar Agjencia Norvegjeze e Barnave.

Deri tani, sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 30 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës nё Norvegji.

Steinar Madsen, drejtor mjekësor i Agjencisë së Barnave tha për televizionin norvegjez NRK se vaksinat kanë shumë pak rrezik, me përjashtime fare të vogla te pacientët më të brishtë.

“Tani, mjekët duhet të vlerësojnë me kujdes se kush duhet të vaksinohet” tha ai./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore