Shefi ekzekutiv i kompanisë irlandeze Ryanair, njoftoi të shtunën që kompania do të apelojë kundër fondeve të vëna në dispozicion të linjës ajrore italiane në pronësi të qeverisë që do të zëvendësojë Alitalia, sepse i konsideron ato mbështetje të paligjshme të shtetit.
“Sapo këto para do të injektohen në kompaninë e re, ne do të ndërmarrim hapat e duhur,” tha CEO i Eddie Wilson, në një intervistë për të përditshmen italiane, La Repubblica.
Autoritetet italiane janë drejt krijimit të një marrëveshjeje me Komisionin Evropian (KE) për të nisur fluturimet e Italia Trasporto Aereo (ITA), që pritej t’i fillonte në muajin prill.
Qeveria ka në plan të investojë 3 miliardë euro (3.65 miliardë dollarë) në ITA, e cila do të merrte përsipër asetet e Alitalias së vjetër.
“Nuk ka asgjë të re. ITA do të jetë thjesht vazhdimësi e Alitalia-s, me të njëjtat probleme, para që derdhen nga burimet publike në një kompani ajrore që sot, si dje, do të humbasë para”, tha Wilson.
Javën e kaluar Ryanair i kërkoi BE-së që ITA të bëjë oferta konkurruese për udhëtarët e Alitalia-s.
Mbikëqyrësi i konkursit të Bashkimit Evropian (BE) po shqyrton ndihmën e shtetit italian për Alitalia-n, me një vendim që pritet në javët e ardhshme.
Sipas rregullave të ndihmës shtetërore të BE-së, duhet të ketë ndërprerje ekonomike midis ITA dhe Alitalia për Brukselin, për të lejuar Romën të injektojë fondet në transportuesin e ri.
Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Al Jazeera pas mbylljes nga Izraeli: Vendim i rrezikshëm, drejt përgjigjes ligjore
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Macron i kënaqur me reagimin e Kremlinit ndaj komenteve të tija: Ankthi rus tregon se kemi të drejtë
-
‘Gara e re hapësinore’: cilat janë ambiciet e Kinës dhe pse janë kaq të shqetësuara SHBA-të?
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit