![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/06/covid-19.02.2021.jpg)
Një person ka humbur jetën nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 7 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publikë të Kosovës, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët privat me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 mijë 295 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren,
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 147 gjithsej persona.
Numri total i rasteve i të shëruarve është 103 mijë 711 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 mijë 244 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë 511 persona.
Të enjten në Kosovë janë raportuar 12 raste me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë i vdekur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com