Udhëtime

Mbretëria e Bashkuar vend i mrekullive


Anglia është një ndër vendet më intriguese për t’u vizituar. Me një reliev të copëtuar, të egër dhe plot gjelbërim, ishulli tërheq miliona vizitorë çdo vit.

Peisazhi i Britanisë së Madhe (BM)

BM mund të jetë vend i vogël, por ofron një peisazh të mrekullueshëm. Fusha plot gjelbërim, kodra të thyera, shkëmbinj të mprehtë, pyje të pafundme, dhe toka moçali, mund të gjenden vetëm në Angli.

Ekzistojnë dhjetë parqe kombëtare, dhe 34 zona me bukuri të jashtëzakonshme. Bregdeti i Anglisë është një ndër më të gjatat e Evropës,  dhe i vetmi që ka një rrugë bregdetare publike.

Historia

Me një histori që shtrihet më shumë se 5000 vjet, Britania e Madhe është vendi ku e kaluara është e pranishme çdo ditë.

Kështjellat e rrënuara qëndrojnë majë kodrave, të vetmuara. Çdo gur dhe varr ka një histori për të treguar. Katedralet  e mesjetës, pallatet mbretërore dhe shtëpitë janë të vendosura  në mënyrë thuajse perfekte.

 

Çdo fshat dhe qytet anglez, tregon dicka historike.   Bashkëjetesa e njerëzve të zakonshëm me historitë e mbretërve, industrialistëve me  shkencëtarët , ëndërrimtarëve me rebelët,  është në nivelet e asaj që Shekspiri, Dikensi ose JK Rowling mund të ëndërronte.

Jeta urbane

Qytete kryesore që ofrojnë atraksione për turistët janë:

Kështjellat e vjetra të Oxford-it, porti i Bristolit, Liverpul dhe sigurisht Londra.

Londra është qyteti ku u krijua historia, prej  më shumë se 1 mijë vitesh. Aty përfshihen rezidencat mbretërore të klasit botëror, teatrot historike dhe parqet e mëdha urbane.

Jeta urbane nuk mjaftohet vetëm me Londrën.

 

Manchester ofron galeri arti si ajo e  “Newcastel-it”,  dhe artitekturë ndër më të arrirat si ajo e Bath-it.

Miksimi i gjithë këtyre elementëve e bën Britaninë ndër vendet kryesore për tu vizituar./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore