Libra

Barak Obama shitje rekord me librin “ Tokë e premtuar”


Në vetëm një muaj janë shitur më shumë se 3 milionë kopje të librit “Tokë e Premtuar” nga ish-Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.  Shtëpia botuese Crown njoftoi se “Tokë e Premtuar” kishte arritur 3.3 milionë shitje në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, dhe se libri është në rrugën e tij për t’u bërë një nga kujtimet më të shitura të ish-presidentit në kohët moderne.

Në vëllimin e parë, Obama rrëfen historinë e tij si  “Odises”,  nga një djalë i ri që kërkon identitetin e tij, në udhëheqës i botës. Obama i çon lexuesit në një udhëtim tërheqës duke filluar nga aspiratat e tij të hershme politike, në fitoren e 2008-s, ku ai u zgjodh president. Duke u bërë afrikani i parë amerikan që ka mbajtur postin më të lartë të kombit.

Ai ofron një eksplorim unik në kufinjtë e fuqisë presidenciale, si dhe depërtimeve të veçanta në dinamikën e politikës të SHBA-së dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Një Tokë e Premtuar është jashtëzakonisht intime dhe introspektive. Obama është i sinqertë në lidhje me kandidimin e tij si një amerikan me ngjyrë,  i gatshëm për të përmbushur premtimet për një brezi plot shpresa.

Ai është i sinqertë në lidhje me forcat që e kundërshtuan atë brenda dhe jashtë vendit, i hapur për mënyrën se si jeta në Shtëpinë e Bardhë ndikoi te gruaja dhe vajzat e tij, dhe nuk trembet të zbulojë vetëbesimin dhe zhgënjimin.

Megjithatë, ai kurrë nuk lëkundet nga besimi i tij se brenda eksperimentit të madh dhe të vazhdueshëm amerikan, përparimi është gjithmonë i mundur. Të nxitur nga të panjohurat, dhe kurioz për detaje te jetës së presidentit, ky libër ka intriguar nje masë të madhe të popullsive, duke e bëre ndër librat më të shitur./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore