Në një ndeshje që ofroi gjithçka, Atalanta siguron pjesëmarrjen në Champions për të tretin vit radhazi.
Skuadra e Gasperin-it e fitoi me shumë mund një ndeshje që dukej shumë e lehtë.
Zapata, Malinovsky, Gosens shënuan tre herë në pjesën e parë me ndeshjen që u duk e mbyllur.
Në gjashtë minutat e pjesës së parë, u shënuan dy gola.
Shomurodov shënoi për Genoa-n, dhe Pasalic për Atalanta-n.
Golat e Pandev dhe Shomurodov e bën shumë të vështirë fundin për Atalanta-n, por nuk e ndryshuan rrjedhën e rezultatit.
Atalanta morri tre pikë dhe siguroi kështu pjesëmarrjen në Champions.
Edhe Spezia siguroi mbijetesën, me fitoren 4-1 përballë Torino-s.
Nzola dy herë, Saponara dhe Erlic shënuan për vendasit, kurse Belotti shënoi golin e nderit për vendasit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com