Një ditë para ardhjes në Kosovë për vizitë zyrtare, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me anë të një përgjigje me shkrim për Albanian Post tha se “me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dëshiroj të këshillohem para samitit të udhëheqësve në Brdo – Brijuni”, proces, i cili do të mbahet më 17 maj.
“Më gëzon fakti se kryetarja Osmani veç e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, njëri nga më të rëndësishmit në historinë njëmbëdhjetëvjeçare të nismës Brdo – Brijuni”, tha Pahor.
Ai e ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për “non-paper-in” e publikuar në shtetin e tij muajin e kaluar.
“Le ta përsëris atë që e kam thënë qartë shumë herë: Idetë mbi ndryshimin e kufijve për mua janë plotësisht të papranueshme. Ta them qartë se nuk i mbështes mendimet mbi ndryshimin e kufijve në rajon, pasi kjo gjë në këtë rajon askurrë nuk ka përfunduar në mënyrë paqësore”, shtoi Pahor për AP.
Pahor vjen në Kosovë pasi muajin e kaluar u publikua një “non paper”, për ridefinim të kufijve në Ballkan e për të cilin thuhej se është shkruar në shtetin i tij, konkretisht nga kryeministrit Janez Jansha, zyra e të cilit kanë thënë për Albanian Post se “Qeveria aktuale e Republikës së Sllovenisë asnjëherë nuk ka diskutuar të ashtuquajturën “non-paper’ që ju keni përmendur në raportimet tuaja gjatë ditëve të fundit”.
Dokumenti, i cili u botua nga Albanian Post ofron një opsion se si duhet të ricaktohen kufijtë në Ballkan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit