Futboll

LaLiga 2021-2026, ekskluzivisht në Artmotion dhe Kujtesa


Kampionati më i ndjekur në botë, LaLiga, vjen ekskluzivisht në Artmotion dhe Kujtesa si një dhuratë e çmuar për abonentët.

Kësaj here, Artmotion dhe Kujtesa kanë arritur të sigurojnë të drejtat e transmetimit ekskluziv të kampionatit spanjoll të futbollit, LaLiga, për pesë sezonet e ardhshme.

Nga viti 2021 e deri në vitin 2026, Artmotion dhe Kujtesa do të jenë adresat e vetme dhe ekskluzive të kampionatit më tërheqës në botën e futbollit, LaLiga, e cila do të debutojë këtë vjeshtë.

Në Kosovë, LaLiga do të sjellë çdo javë superduelet më të mira, me emocionet e papërshkrueshme që dinë të dhurojnë vetëm spanjollët. Dhe, pavarësisht nëse jeni tifoz i Barcelonës, Real Madridit apo Atletikos, ekipi juaj i preferuar do të shfaqet në ekrane, duke ua shtuar adrenalinën.

Për këto pesë vite të ardhshme të kampionatit të njohur spanjoll, me nënshkrimin e kontratës zyrtare, Artmotion dhe Kujtesa vulosin pozitën e tyre lider në tregun kosovar, duke sjellë për shikuesit ngjarjet më të rëndësishme në botë.

Krahas saj, në platformat Artmotion dhe Kujtesa do të transmetohen ekskluzivisht edhe tri ligat më prestigjioze evropiane, siç janë: Champions League, Europa League dhe Conference League, e cila do të debutojë këtë vjeshtë.

Nuk mbeten në harresë as adhuruesit e basketbollit. Për ta, platformat sjellin FBK, NBA, por nuk mungon as Formula 1 dhe MotoGP. Dhe kjo listë nuk mbyllet me kaq.

Si platforma të fuqishme vendore, Artmotion dhe Kujtesa janë të vetmet që, krahas sportit, ofrojnë përmbajtjen më të pasur televizive që u mundëson abonentëve të jenë të ngërthyer para ekranit dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.

Jini të vëmendshëm, risitë nuk kanë të ndalur!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore