![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/01/Durres.jpg)
Situata e përmbytjeve në qarkun e Durrësit është përmirësuar ndjeshëm duke qenë se ka pasur edhe një rënie të itensitetit të reshjeve më 11 janar.
Zonat më problematike në këtë qark janë: Sukthi, Katund i Ri dhe zona e Ishëmit.
Burime nga Bashkia e Durrësit kanë bërë më dije se nga afërsisht 250-të hektarë tokë e përmbytur në njësinë administrative Sukth, tashmë janë 70-të hektarë nën ujë.
Në tre njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm u raportuan afro 400 hektar tokë bujqësore e përmbytur, por aktualisht kjo sipërfaqje është zvogëluar në rreth 100 hektar tokë në total.
Situata është përmirësuar ndjeshëm edhe në lagjen “Vadardhë” si dhe në fshatin “Perlat” dhe “Rrushkull”.
Shtabi i emergjencave ka pasur nën monitorim të vazhdueshëm lumin Erzen, pasi prurjet e lumit kanë pësuar rritje, si shkak i shtimit të reshjeve gjatë mbrëmjes. Aktualisht kuota e këtij lumi është në rënie.
Në Qarkun e Durrësit janë evakuar tetë familje dhe janë përmbytur 20-të banesa.
Kujtojmë se edhe gjatë muajit dhjetor të vitit 2019-të, reshjet bllokuan kanalizime dhe përrenj në këtë qytet, duke sjellë vështirësi për banorët. Gjithashtu moti i keq shkaktoi edhe vonesa në mbërritjen e trageteve nga Italia për në port./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Basha sulmon sërish Berishën: Je në pazar me Ramën, sqaro demokratët për pengimin që i bën opozitës
-
Finalet e EURO 2024/ Mitaj: Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja me Kroacinë
-
Von der Leyen fshehu raportin për shkeljen e lirisë së mediave në Itali, për të marrë mbështetjen e Melonit
-
BE-ja e kategorizon “spekulim” optimizmin e Bislimit për heqjen e masave