Fortesa e rrallë e ndërtuar në fushë, është një pikë strategjike me vlera të larta historike.
Kalaja e Bashtovës ka tërhequr vemendjen e popullit shqiptar dhe atij ndërkombëtar ndër shekuj. Vetëm disa kilometra larg Kavajës, kalaja më shumë se 500-vjeçare dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit në vend.
Shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitet 1948 dhe 1971, Kalaja e Bashtovës është gjithashtu në listën tentative të UNESCO-s si vend i trashëgimisë bbotërore.
Historia
Kalaja e Bashtovës mendohet se është ndërtuar në fund të shek. 15-të, me pjesën e saj perëndimore të rindërtuar në shek. e 18-të. A
jo ndodhet pranë fshatit Vilë-Bashtovë, në veri të lumit Shkumbin, e rrethuar nga gjelbërimi i jashtëzakonshëm i parkut natyror kombëtar përreth kalasë.
Pranë Adriatikut, ajo mbetet e vetmja kala e ndërtuar në fushë në Ballkan! Një herë e një kohë, zona ku ndodhet kalaja ishte qendër tregëtimi e përdorur nga Venedikasit. Më pas, gjatë perandorisë osmane, kalaja u kthye në port me funksion mbrojtjen e tregtisë bregdetare. Për këtë arsye, arkitektura veneciane dhe osmane ndërthurren bukur në strukturën e kalasë.
Arkitektura
E ndërtuar në një fushë të gjelbër pranë luginës së Shkumbinit, kalaja ka një planimetri katërkëndore me muret e saj 9 m të larta dhe 1 m të gjera si edhe shtatë kulla. T
re prej kullave, dy rrethore dhe një drejtkëndëshe, ende qendrojne, si edhe hyrjet e kalasë. Mendohet se kalaja ishte një strukturë dykatëshe dhe se kati i parë ishtë nëntokësor.
Natyra përreth dhe aktivitetet
Kalaja e Bashtovës rrethohet nga një natyrë jo vetëm e bukur por me një shumëllojshmëri të rrallë. Vetëm 1 km larg saj, gjenden plazhi i Spillesë dhe i Grethit si edhe Divjaka.
Lumi Shkumbin është vetëm 500 m larg. Zona përreth saj ruan statusin e parkut natyror kombëtar. Për këto arsye, të shumtë janë ata që i bëjnë vizitë kësaj zone edhe per aktivitete në natyrë si peshkim, ecje, apo thjesht çlodhje larg qytetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com