Në Kosovë nuk ka filluar akoma ndarja e 300 euro-ve për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë. Kjo vlerë monetare parashikohej për një periudhë tre mujore sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ky ligj siguron, që nga buxheti i Kosovës, të paguhen pagat e punonjësve në sektorin privat. Vlera prej 300 euro është llogaritur për ata punëtorë të cilët, si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna për periudhë jo më të shkurtër se tre muaj.
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, është shprehur se amendamenti i këtij ligji nuk është mbuluar nga buxheti i miratuar i Kosovës për vitin 2021.
Ndarja e 300 eurove për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës ishte propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo parti, po ashtu, kishte propozuar edhe themelimin e një granti në shumë prej 200 milionë euro, ndihmë financiare bizneseve që janë prekur nga pandemia me COVID-19.
Ende nuk ka një vendim nga Qeveria e Kosovës, që do të mundësojnë shpërndarjen e këtij fondi. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
Lajmet kryesore
-
Kearns bën thirrje të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë