Prodhuesi suedez i pajisjeve telefonike, Ericsson, i ka dhënë fund mosmarrëveshjeve që goditën të ardhurat e tremujorit të parë duke arritur një marrëveshje “shumëplanëshe” mbi licencat globale të patentave me Samsung-un.
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kompania nuk ka zbuluar se sa vjet do të zgjasë marrëveshja, e cila përfshin patentat për të gjitha teknologjitë celulare.
Mirëpo, pret që të ardhurat e licencimit të patentave të tremujorit të dytë të llogariten të jenë afro 237 milionë dollarë.
Lidhur me arritjen e marrëveshjes, ajo mbyll disa procese gjyqësore të vazhdueshme në disa vende dhe u realizua në kohë rekord pasi mosmarrëveshjet e patentave mes kompanive të teknologjisë shpesh kanë marrë vite me radhë për t’u zgjidhur.
Sipas Reuters, mosmarrëveshja aktuale mes dy kompanive ka nisur në muajin dhjetor ndërsa “përplasja e fundit” ka qenë në vitin 2012 dhe ka zgjatur afro dy vite për t’u zgjidhur.
Gjatë një deklarate, kompania ka sqaruar se marrëveshja e ndërlicencimit përfshin shitjet e infrastrukturës dhe aparateve të rrjetit pa dhënë detaje mbi kushtet e saj.
Thuajse çdo vit Ericsson-i investon rreth 40 miliardë korona në kërkime dhe posedon një portofol prej më shumë se 57 mijë patenta.
Nokia, e cila është rivalja e kompanisë disponon gjithashtu një portofol të konsiderueshëm patentash, në fillim të këtij viti zgjidhi një çështje të patentave me Samsung-un.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë