Lajme

Kështu do të bëhet “Vetting”-u në Kosovë


Objekti i Ministrisë së Drejtësisë

Gjyqtarët dhe Prokurorët e Kosovë pritet t’i nënshtrohen procesit të Vettingut, për të cilin tashmë është duke u përgatitur një draft-dokument nga Ministria e Drejtësisë.

Përmes tij synohet të bëhet verifikimi i dijes së tyre, i integritetit etik dhe i pasurisë.

Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha për Albanian Post se synohet që brenda katër muajve të përfundohet ky proces.

Kosova, modelin për Vettingun e ka marrë nga shteti i Kenias.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore