Shqipëria

90 kompani ajrore kanë shmangur taksën e fluturimeve në Treviso, mes tyre operatorë nga Shqipëria


Policia e Trevisos ka identifikuar 90 transportues ajrorë tranzit nga aeroporti i qytetit, të cilët nuk kanë paguar taksën për fluturimet ajrore, duke shkaktuar një dëm prej 133 mijë e 990 euro.

Pjesë e këtyre operatorëve që nuk kanë paguar taksën kanë rezultuar nga hetimi i kryer të jenë edhe nga Shqipëria.

Objekt i vëmendjes hetimore ishin fluturimet jo të rregullta, të kryera me avionë që i atribuohen kompanive me qira, me disa dhjetëra ulëse, zakonisht të përdorura për komoditet më të madh dhe për të kursyer kohë.

Bëhet fjalë për 1 mijë e 202 pasagjerë që kaluan përmes aeroportit Canova, të shpërndarë në 340 fluturime, për të cilat taksa nuk u pagua.

Taksa është 100 euro për rrugë më pak se 1 mijë e 500 kilometra dhe 200 euro në rastin e udhëtimeve më të gjata.

Sakaq, operatorët e huaj janë me bazë në Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kanada, Kroaci, Danimarkë, Francë, Gjermani, Britani e Madhe, Itali, Lituani, Luksemburg, Maltë, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Çeki, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Suedi, Zvicër dhe Hungari.

Treviso Group, pasi kishte marrë deklaratat e depozituara nga transportuesit që përdoren për fluturimet nga kompanitë e transportit aktiv në Canova, ndërlidhi të dhënat me pagesat e bëra në Entin Shtetëror të Kontabilitetit.

Nga kjo u zbuluan linjat ajrore që nuk paguanin taksën për të ofruar çmime më konkurruese për sipërmarrësit dhe turistët.

Ndërkohë, përpos taksës së shmangur, tashmë do të aplikohen edhe gjoba prej rreth 40 mijë euro, sa 30 për qind e shumave të shmangura.

Në dhjetor 2022, kontrolle të ngjashme kanë identifikuar 72 transportues ajrorë, të cilët në pesëvjeçarin fiskal 2017-2021 kishin shkaktuar një mungesë në arkën e shtetit prej 133 mijë e 500 euro.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore