Lajme

9 civilë u vranë në Kharkiv të hënën, e thotë kryebashkiaku


Kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhoc, ka treguar bilancin e viktimave gjatë ditës së hënë, ku numri i tyre si pasojë e sulmeve me raketa nga ana e Rusisë ka qenë nëntë.

“Sot kemi pasur një ditë shumë të vështirë”, deklaroi ai. “Na tregoi se nuk është thjesht luftë. Është një masakër e vërtetë ndaj popullit ukrainas”.

Sipas Terekhoc, predhat ruse goditën disa ndërtesa rezidenciale, ku përtej viktimave, janë lënë edhe shumë të plagosur. Një familje prej dy të rriturish dhe tre fëmijësh, ishin djegur për së gjalli në veturën e tyre.

Numra të njëjtë viktimash i ka dhënë edhe zyra administrative e qytetit. Ata kanë shtuar se të plagosurit, ishin 37.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore