Lajme

Protesta në Pakistan/ Qeveria bllokon platformat e mediave sociale


Ministria e Brendshme në Pakistan deklaroi se ka vendosur një ndalim të përkohshëm pasditen e 16 prillit, të disa uebfaqe-ve të mediave sociale.

Platformat që do të jenë të padisponueshme përfshijnë Facebook, Twitter, TikTok dhe Instagram.

Qeveria do të mbyllë përkohësisht platformat e mediave sociale në vend nga ora 3 pasdite, (11:00 GMT) me orën lokale.

Gazeta The News International njoftoi se Ministria tha se Autoriteti Telekomunikues i Pakistanit (ATP) ishte drejtuar të bllokonte platformat, duke përfshirë gjithashtu WhatsApp, YouTube dhe Telegram.

Bllokimi vjen mes frikës se aktivistët që i përkasin një grupi radikal islamik mund të përdorin teknologjinë për të përjetësuar protestat e dhunshme që kanë tronditur vendin këtë javë, kundër përshkrimit të vitit të kaluar të Profetit Muhamed në Francë.

Për myslimanët, përshkrimet e Profetit janë blasfemi.

Çfarë po ndodh në Pakistan?

Mijëra pakistanezë islamist janë përplasur me policinë në fillim të kësaj jave në protestë.

Protesta nisi kundër arrestimit të udhëheqësit të partisë së tyre, Saad Rizvi, në Peshawar.

Burime diplomatike thanë se një mesazh u ishte dërguar brenda natës qytetarëve dhe kompanive franceze.

Mesazhi ka ardhur pas kërcënimeve nga grupi islamist i vijës së ashpër Tehrik-i-Labaik Pakistan (TLP) për të synuar interesat franceze.

Marrëdhënia Pakistan-Francë

Marrëdhëniet midis Parisit dhe Islamabadit janë përkeqësuar që nga fundi i vitit të kaluar, pasi presidenti Emmanuel Macron kreu homazhe në nder të një mësuesi të historisë franceze.

Këtij të fundit iu pre koka nga një 18-vjeçar me origjinë çeçene për shfaqjen e karikaturave të Profetit në një klasë për lirinë e fjalës.

Imazhet ndezën zemërim dhe protesta në botën myslimane, veçanërisht në Pakistan.

Një ministre pakistaneze u detyrua të tërhiqte komentet që ajo bëri se Macron po i trajtonte myslimanet ashtu si nazistët kishin trajtuar hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore.

TLP-ja përkohësisht ndërpreu protestat në Pakistan në nëntor, duke pretenduar se ministrat e qeverisë kishin rënë dakord të bojkotonin produktet franceze.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, kritikoi Macron-in, por qeveria mohoi se kishte rënë dakord për një bojkot, duke thënë se nuk ishte marrë asnjë vendim.

Gjithashtu u bë një lëvizje në parlament për të përjashtuar ambasadorin francez.

Ajo kishte kërkuar këtë javë që i dërguari të dëbohej.

Pakistani ka thënë se do të nxjerrë jashtë ligjit grupin dhe arrestimi i udhëheqësit të tij këtë javë shkaktoi protesta të mëtejshme kundër Francës.

Ambasada e Pakistanit në Paris nuk ka bërë asnjë koment.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore