Lajme

84 të vdekur nga shpërthimi i cisternës në Sierra Leone


Të paktën 84 njerëz vdiqën të premten pasi një cisternë karburanti shpërtheu në periferi të kryeqytetit të Sierra Leones, nё Freetown.

Lajmin e bёnё tё ditur autoritetet në Afrikën Perëndimore, tё cilat thanё se i kanё transferuar tё plagosurit nё spitale.

Autoritetet njoftuan gjithashtu, se mbledhja e trupave ka përfunduar dhe ekipi i përpjekje-shpëtimit është larguar nga vendngjarja.

Nё njё deklatratё pёr Facebook, kryebashkiaku i Freetown, Yvonne Aki-Sawyerr shprehu gushëllimet e tij për ngjarjen tragjike që ka përfshirë vendin.

“U pikёllova shumё kur dёgjova shpёrthimin pёrgjatё rrugёs Bai Bureh, nё Wellington. Një kamion që transportonte karburant u përplas me një tjetër. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave të shpërthimit. Shpirtrat e të ndjerëve u prefshin në paqe”, tha ai.

Video dhe pamjet fotografike që bëjnë xhiron e mediave sociale janë tronditëse. Autoritetet nuk kanë dhënë akoma detaje rreth detajeve të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore