Shqipëria

75 vjet NATO, përkushtimi i Shqipërisë “do të vazhdojë të mbetet i pandryshuar”


“Nuk mund të ketë siguri pa mbrojtje! Një mbrojtje e fortë është e pamundur pa ekzistencën e Forcave të Armatosura të afta dhe efikase”.

Me këtë mesazh e ka përshëndetur ministri i Mbrojtjes 75-vjetorin e themelimit të NATO-s.

“Në këtë 75-vjetor të Aleancës, Forcat e Armatosura të çdo shteti aleat në NATO ofrojnë mbrojtje të fortë dhe siguri, duke mundësuar një të ardhme të qetë e të sigurt”, ka vijuar ministri.

Pa ta – sipas Ballës – nuk do të kishte NATO.

“Krenarë që jemi pjesë e kësaj historie. Përkushtimi ynë ndaj vlerave Euro-Atlantike do të vazhdojë të mbetet i pandryshuar”, ka theksuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore