Shqipëria

6 muaj urdhër-mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, 5 metra distancë nga njëri-tjetri


Seanca e fundit e kërkesave për urdhër mbrojtje reciprok me palë Princ Leka Zogun dhe Elia Zaharinë në Gjykatën Civile të Tiranës ka përfunduar.

Mësohet se në seancë u paraqitën vetëm avokatët e dy palëve, të cilët paraqitën dhe akt-ekspertizat për dhunën e pretenduar.

Si Princ Leka edhe Elia Zaharia, me vendim të gjyqtarit Artan Hajredinaj janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njeri-tjetrit për një afat kohe 6 muaj.

Dhe distanca që duhet të mbajnë nga njeri-tjetri është 5 metra.

Sakaq, në Pallatin Mbretëror Eli Zaharia do vijojë të qëndrojë me vajzën e saj. Kurse Leka do e shohë të bijën në prani të dados.

Sakaq, kjo e seancë e fundit u zhvillua në vijimësi të seancës së 21 marsit, e cila u shty për mosparaqitje nga mbrojtja e Zaharisë të akt-ekspertizës që vërtetonte shenja dhune ndaj saj.

Ndërkohë Princ Leka është i pajisur me urdhër mbrojtje për 1 vit me distancë 100 metra ndaj ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia.

Kurse ky i fundit nuk duhet të jetojë në pallat.

Princ Leka merr urdhër mbrojtje për 1 vit ndaj Gjergj Zaharisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore