Lajme

51 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar 51 raste pozitive nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 492 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 91 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 536 persona.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 28 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 904 mijë e 181, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 824 mijë e 561.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore