Sport

50 vite pritje marrin fund, Leicester-i fiton Community Shield përballë City-t


Leicester-i dhe Manchester City janë përballur në finalen e Community Shield të shtunën pasdite në stadiumin e “Wembley”. Dhelprat kanë arritur të fitojnë trofeun pas fitores 1-0.

Community Shield është trofeu i Superkupës angleze, që luhet midis kampionit të Premier League dhe fituesit të Kupës FA.

Për Leicester-in ky është trofeu i dytë i Community Shield, pas atij të 7 gushtit 1971, fiks 50 vite më parë. Ndërsa, City e ka fituar gjashtë herë.

Skuadra e Leicester-it ka fituar përballjen e parë me City-n e Pep Guardiola-s këtë sezon. Ka mjaftuar një gol me penallti vetëm një minutë para se të përfundonte koha e rregullt e ndeshjes për ta shpallur kampion Leicester-in.

Ish-lojtari i City-t, Kelechi Iheanacho ka ndëshkuar të besuarit e Guardiola-s.

Në këtë ndeshje debutoi edhe blerja më e fundit e City-t, Jack Grealisht, por nuk mundi të bënte gjë për të ndryshuar rezultatin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore