Kosova

4 vdekje në Prishtinë


Ilustrim.

Katër vdekje janë raportuar në Prishtinë të enjten.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Instituin e Mjekësise Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërsa, edhe një vdekje tjetër ka ndodhur në Prizren, të enjten.

“Lidhur me rastin njësiti policor ka kontaktuar me ekipin mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Tutje, një person njoftohet se është zhdukur më 18 qershor.

Rasti raportohet se ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut.

“Më 20.06.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër është larguar  nga shtëpia dhe se nuk ka ndonjë informatë se ku ndodhet”, theksohet nga PK-ja.

 Rasti është duke u hetuar.

Më tej, në Prishtinë, janë arrestuar dy persona pasi atyre iu gjetën dhe konfiskuan substanca narkotike, të enjten.

“Narkotike e llojit marihuanë në peshë 37.1 gram, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit tjetër, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 419.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, potencohet tutje.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore