Kosova

4 kryetarët e komunave veriore do të takohen me ambasadorin amerikan në Prishtinë


Kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, këtë të hënë do të takohen me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Do të takohemi, por më shumë nuk dimë”, tha për Albanian Post, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Na kanë thënë se takimi do të filloj në ora 9:00 por nuk dimë asgjë më shumë rreh agjendës”, tregoi më tej Zeqiri.

Kryetari i ri i Zubin Potokut ka treguar se nuk dinë as shkakun e takimit me ambasadorin amerikan, por që i janë përgjigjur ftesës tët katër kryetarët e katër komunave veriore.

Takimi do të mbahet në zyrat ë Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Të premten e 26 majit, kryetarët e Mitrovicës së Veriut,  Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit u dërguan me polici në zyrat e kryetarëve të komunave në objektet administrative të komunave përkatëse për të filluar kështu zyrtarisht punën e fituar nga zgjedhjet e 23 prillit, si kryetar komune.

Në anën tjetër, përreth objekteve komunale janë vendosur rrethoja me tela, ndërsa është paralajmëruar protestë nga banorët serb në këto katër komuna, këtë të hënë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe biseduan me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ata u kërkuan ta lirojnë Komunën e Leposaviqit në mënyrë që “punonjësit të kthehen në komuna”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore