Lajme

38 deputetë inicojnë shkarkimin e kryeparlamentarit të Malit të Zi – “i shërbeu interesave partiake”


Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç,

Është dorëzuar në procedurë parlamentare shkarkimi i Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç, dokument ky i cili nënshkrua nga 38 deputetë të opozitës.

Në Propozim-Shkarkim shkruhet se “Parlamenti i Malit të Zi, gjatë mandatit të kryetarit të parlamentit, Aleksa Beçiç, nuk ka qenë një hapësirë dialogu esencial, që përbën arsyen e dështimit për të përmbushur funksionin bazik të tij”.

Në dokument argumentohet se Beçiç ka dështuar të përmbush qëllimin kryesor të dhomës më të lartë legjislative dhe politike.

“Raporti vjetor negativ i Komisionit Evropian, i cili ndër të tjera thekson se Kuvendi aktual është i paprecedentë në historinë e Malit të Zi, është ilustrimi më i mirë se përse u ndalua rruga e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian dhe një kontribut i rëndësishëm në të”.

Mes 10 pikave që përmbahet në dokumentin e dorëzuar për shkarkimin e kryeparlamentarit malazias, konkludohet në mënyrë të paekuivokë se “Kryetari aktual i Parlamentit e ka ushtruar detyrën e tij në funksionin dhe interesat politike të partisë së tij, dhe promovimin personal dhe jo në interes të shtetit”, transmeton CdM.

Të gjitha arsyet dhe faktet e mësipërme tregojnë për nevojën e shkarkimit të kryetarit aktual të Parlamentit të Malit të Zi nga kjo pozitë përgjegjëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore