A.M., 32-vjeçari, qё terrorizoi qytetarët me makinё në sheshin “Skënderbej” të dielën, ka dalë sot para gjykatës.
A.M. akuzohet pёr “drejtim mjeti mё gjendje tё dehur” dhe “vrasje e mbetur nё tentativё ndaj njё ose mё shumё personave”.
Gjatё fjalimit tё tij para gjyqtarёve, ai u shpreh para gazetarёve se nuk kishte pёr qёllim tё kryente veprimin, por se kishte humbur kontrollin e mjetit.
“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të kthehesha djathtas dhe ajo iku majtas”, thotë ai.
Një mjet thjeu barrierat dhe u fut në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke rrezikuar qytetarët.
Mjeti u fut në zonën ku ndalohen veturat dhe disa persona mbetën të lënduar.
Gjatë kontrollit fizik shtetasit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
Një i ri ndërhyu për të neutralizuar agresorin, derisa mbërriti policia.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ligji për profesionet e lira, Tabaku paraqet përfundimet: Qeveria keqciton raportin e FMN për interesa të vogla dhe antikushtetuese
-
Nis aksioni i policisë në plazhin e Durrësit, sekuestrohen çadra e shezlongë
-
Dhunoi dhe kanosi bashkëjetuesen me fëmijën e mitur, arrestohet 45-vjeçari
-
Si të edukojmë konsumatorin për zgjedhjen e produkteve alternative, pavarësisht mungesës së komunikimit
Lajmet kryesore
-
Mjekët skemë abuzive ndaj pacientëve me kancer – Si e zbuloi Prokuroria ‘rrjetin’ e Onkologjikut
-
Ligji për profesionet e lira, Tabaku paraqet përfundimet: Qeveria keqciton raportin e FMN për interesa të vogla dhe antikushtetuese
-
Gjykata e Lartë izraelite thotë se ultra-ortodoksët duhet të shërbejnë në ushtri, qeveria në rrezik
-
A ka PDK qëndrim për takimin e deputetit të tyre me Martin Berishajn – Gruda thotë se për këtë të pyetet kryetari i partisë