Lajme

30 vjet burg për ish-oficerin që përdhunoi 48 gra


Një ish-oficer i policisë britanike është dënuar me të paktën 30 vjet burg për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj 48 grave gjatë një periudhe 17-vjeçare.

David Carrick, i cili punoi si oficer i armatosur në forcën e Policisë Metropolitane të Londrës, u paraqit në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Kurorës Southwark, ndërsa u dënua me një dënim minimal prej 32 vjetësh – minus kohën që ai ka kaluar tashmë në paraburgim.

Në Mbretërinë e Bashkuar, të dënuarit me burgim të përjetshëm duhet të vuajnë një afat minimal dhe do të lirohen vetëm nëse nuk konsiderohen më si rrezik për publikun.

Sulmet e tij ndodhën midis viteve 2003 dhe 2020 dhe u kryen ndërsa shërbente në komandën parlamentare dhe diplomatike, duke ruajtur Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, rezidencën e kryeministrit dhe ambasadat e huaja.

Rasti i Carrick ka ngritur presion të mëtejshëm mbi forcën më të madhe të policisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa nga viktimat e Carrick dhanë deklarata me shkrim në gjykatë, duke thënë se nuk i besonin më policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore