Auto

30 aksidente të makinave Tesla nën hetim


Rregullatorët amerikane të sigurisë automobilistike kanë hapur 30 hetime të përplasjeve të makinave Tesla, duke përfshirë në to 10 me pasojë vdekje që nga viti 2016, në të cilat dyshohej të ishte në përdorim një sistem i përparuar i ndihmës së shoferit.

Agjencia e lajmeve, The Guardian, tregon se nga programet e posaçme të hetimeve të aksidenteve, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë (NHTSA) ka lëshuar ​​një listë që ofron detaje rreth aksidenteve nën shqyrtim.

Më parë, autoriteti ka konfirmuar disa hetime specifike të përplasjeve të makinave Tesla, mirëpo nuk kishte dhënë një llogaritje të plotë të të gjitha përplasjeve të Tesla-s të hetuara ku dyshohej se sistemi Autopilot i kompanisë ishte i përfshirë.

Nga 30 aksidente të makinave Tesla, NHTSA-ja ka përjashtuar në tre prej tyre sistemin Autopilot dhe ka publikuar raporte për dy nga aksidentet.

Edhe më parë, NHTSA-ja ka raportuar se kishte hapur 28 hetime speciale të përplasjeve në aksidentet e makinave Tesla, me 24 prej tyre në pritje.

Hetuesit kanë bërë me dije se sistemi Autopilot, i cili merret me disa detyra të drejtimit, vepronte në të paktën tre automjete Tesla të përfshira në përplasje fatale të ndodhura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2016.

Që prej muajit mars, NHTSA-ja ka hapur tetë hetime për përplasjet  e makinave Tesla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore