Lajme

200 emigrantë kalojnë kufirin mes Spanjës dhe Marokut


Më shumë se 200 emigrantë nga Afrika nën-Sahariane mbërritën të enjten e 22 prillit në gardhin e lartë që shënon kufirin mes Spanjës dhe Marokut.

Autoritetet spanjolle thanë se kjo përbën një nga mbërritjet më të mëdha në vitet e fundit.

Në total, më shumë se 300 njerëz u përpoqën të kalonin gardhin e trefishtë metalik, pak para orës 7 të mëngjesit.

Pamjet, e publikuara nga media lokale “Onda Cero”, tregojnë disa nga emigrantët duke brohoritur në rrugë pasi hynë me sukses në territorin spanjoll.

“Tre policë u plagosën lehtë dhe emigrantët u transferuan në një kamp qëndrimi, ku ata do të rrinë në karantinë për shkak të situatës shëndetësore”, tha në një deklaratë zëdhënësja e policisë spanjolle.

Kjo ndërhyrje vjen pas një vale emigrimi në enklavën tjetër spanjolle në Marokun verior, Ceuta, e cila u mbingarkua në mes të majit nga ardhja e papritur e më shumë se 10 mijë emigrantëve.

Shumica dërrmuese e tyre ishin të rinj marokenë dhe adoleshentë.

Kjo valë e jashtëzakonshme migratore pas një krize diplomatike midis Madridit dhe Rabat-it zyrtar.

Kriza vjen pas strehimit që i bëri Spanja, Brahim Ghalit, udhëheqësit të Frontit Polisario për pavarësinë e Saharasë Perëndimore.

Si një ish-koloni spanjolle, rajoni është pushtuar nga Maroku, ku Washington-i ka pranuar sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore.

Ghali u largua nga Spanja në fillim të qershorit për në Algjeri, por marrëdhëniet midis Madridit dhe Rabat-it mbeten të tensionuara.

Melilla dhe Ceuta, kufijtë e vetëm tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën, kanë qenë nën presion të rëndë migrues për vite me radhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore