Shqipëria

120 sekonda mes plumbave, rindërtohet atentati i Fushë-Krujës


Rreth 120 sekonda ka zgjatur atentati i Fushë-Krujës, ku të vrarë kanë mbetur Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, teksa autorët e ngjarjes ende janë të lirë dhe të paidentifikuar.

Janë këto detajet e fundit sipas burimeve të Albanian Post pranë Policisë së Shtetit, të cilat i çojnë hetimet një hap më pranë zbardhjes së plotë të gjithë ngjarjes.

Në rreth dy minuta, gjithçka ka marrë fund, mes breshërive të automatikëve dhe lënies e tre personave të vdekur.

Po tre persona, mendohet se kanë qëlluar në drejtim të viktimave, teksa një i katërt i ka pritur brenda mjetit dhe ka bërë të mundur arratisjen.

Një atentat tepër i kalibruar dhe preciz, i menduar në çdo detaj të mundshëm dhe pa lënë gjurmë.

Sipas hamendësimeve, personat që e kanë ndërmarrë kanë qenë vrasës me pagesë të përgatitur deri ushtarakisht, përdorues të armëve më të sofistikuara.

Si u zhvillua ngjarja?

Ora do të shënonte rreth 14:40, të dielën e 17 korrikut 2022.

Një automjet me xhama të errët, i tipi Volkswagen Passat, iu afrua një automjeti tjetër në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë-Krujës.

Me të parakaluar, rroga iu bllokua automjetit tjetër dhe tre persona (të paktën kështu mendohet), dolën nga Volkswageni dhe goditën me breshëri automatiku drejt veturës tjetër.

Dy persona mbetën të vdekur të vend. Një tjetër, arriti të shpëtojë momentalisht dhe doli nga automjeti. Dhjetë metra në distancë, një tjetër breshëri automatiku e la të vdekur në vend, në mes të rrugës.

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, në drejtim të fshatit Larushkë, pranë Fushë-Krujës, ku u gjet i djegur mjeti i tyre me brenda dy armë të llojit Kallashnikov dhe një tjetër e llojit automatik.

Në veturën e sheshuar nga plumbat në rrugën e Fushë-Krujës, mjeti pati marrë flakë dhe dy trupat brenda tij, i shkrumboi.

Viktima i shtrirë përtokë, u identifikua menjëherë si Diklen Vata, person me precedentë kriminalë.

Pak minuta më vonë, erdhi edhe një lajm tjetër.

Dy personat e shkrumbuar brenda mjetit ishin Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.

Ky i fundit, tepër i njohur në botën e krimit, mbi të gjitha, sepse ishte familjar i afërt i një emri edhe më të dëgjuar për krimin shqiptar, atë të Ervis Martinajt.

Njerëzit pranë këtij të fundit, sërish, kishin rënë pre e një atentati.

Kush ishte Brilant Martinaj?

Brilanti ishte vetëm 22-vjeçar, por mbi supet e tija rëndonin dy akuza shumë të rënda, të cilat e kishin kthyer edhe në një person të shumëkërkuar nga Policia e Shtetit dhe gjithashtu nga Interpoli, pasi ishte shpallur person në kërkim.

Dy vrasje, mendohet se kanë pasur implikimin direkt të Brilant Martinajt. Të dy vrasjet, ndaj dy efektivëve të Policisë.

I pari, është rasti i ish-efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, i cili është ekzekutuar nga Brilant Martinaj më 29 dhjetor 2021.

Po ashtu, Martinaj mendohet se ka vrarë edhe ish-policin Xhelal Reçi, në Laç, përpara një banke të nivelit të dytë, në nëntor 20

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore