Lajme

1 vit nga trazirat në Capitol/ Biden: Trump nuk pranoi humbjen dhe përhapi gënjeshtra


Në fjalimin e mbajtur më 6 janar, përpara ligjvënësve amerikanë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kritikuar turmën e dhunshme të mbështetësve të ish-presidentit, Donald Trump, për ngjarjet e ndodhura një vit më parë në Capitol.

Sipas tij, në atë ditë demokracia u sulmua dhe u bëri  thirrje amerikanëve që të sigurojnë që një sulm i tillë “të mos ndodhë kurrë më”.

Biden akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejt Trump-in, për të cilin tha se nuk mund ta pranonte humbjen dhe “krijoi e përhapi një rrjet gënjeshtrash për zgjedhjet e 2020-ës”.

Drejtuesit e Dhomës Demokratike kanë planifikuar një ditë të plotë aktivitetesh përkujtimore, duke përfshirë dëshmi nga ligjvënësit, komente nga historianët dhe një përkujtimore..

Udhëheqësit republikanë – deri më tani – nuk planifikojnë të marrin pjesë.

Kryengritja e 6 janarit 2021 çoi në pesë të vdekur dhe plagosi rreth 140 anëtarë të forcave të rendit.

I pyetur pse nuk e përmendi Trump-in me emër në fjalimin e tij në Capitol, Biden tha se kjo ndodhi sepse ai “nuk donte ta kthente atë në një betejë politike bashkëkohore midis tij” dhe ish-presidentit.

Nga ana tjetër, Trump po planifikon të mbajë një tubim në Arizona javën e ardhshme.

Ish-presidenti sulmoi komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve që po heton kryengritjen e 6 janarit.

Në një deklaratë, Trump tha se po e anulonte konferencën “në dritën e njëanshmërisë dhe pandershmërisë totale të Komitetit të Pazgjedhur të Demokratëve të 6 janarit, dy republikanëve të dështuar dhe medias së lajmeve të rreme”.

Në vend të kësaj, do ta trajtonte çështjen në një tubim më 15 janar.

Trazirat janë përshkruar si sulmi më i keq në Capitol që nga Lufta e vitit 1812. Ky nuk është i vetmi sulm i tillë që nga ajo epokë.

Në vitin 1983 një grup komunist i udhëhequr nga gra bombardoi Senatin e SHBA-ve. Askush nuk u lëndua.

Një prej të pandehurve në atë sulm iu zbut dënimi në një rast tjetër nga Presidenti i SHBA-ve, asokohe, Bill Clinton.

Në Capitol, më 6 janar, pesë persona humbën jetën gjatë protestave masive në Washington.

Përtej përpjekjes për të ndaluar certifikimin, Joe Biden u shpall zyrtarisht President i SHBA-ve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore