Jetesë & Stil

Shijet e shqiptareve, për parfume


Nëse ka në të vërtetë një komplot botëror, padyshim që ai është parfumi. Një substancë pa gjini, përdorimi i së cilës ka kaluar edhe pritshmëritë për të cilat u krijua.

Në Tiranë, parfumi është një modë pa modë.

Ai qëndron si një element i rëndësishëm e plotësues, për jetët e secilit prej nesh. Rrjedhimisht personifikon edhe karakteret tona, duke u bazuar në shijen e aromave të ndryshme.

Parfum vjen nga latinishtja “per fumon”, që do thotë përzierje e aromave vajore.

Shumë nga formulat e parfumeve janë sekrete, duke bërë që ato të njihen vetëm nga prodhuesit  e tyre.

Mund të thuhet pa frike që parfumet janë po aq të vjetra sa vetë ekzistenca kulturore. Rreth 3 mijë vjet më parë, egjiptianët e lashtë përdornin si parfum, djegien e bimëve të ndryshme.

Sot, teknologjia e përparuar ka bërë që çmimet të jenë më të lira, duke ju dhënë mundësi të gjithëve për përdorim.

Parfumi për disa është po aq i rëndësishëm, sa janë gjërat më imediate si ushqimi dhe veshja.

Por cilat janë tendencat dhe markat më të përdoruara në Shqipëri?

Për këtë, Albanian Post ka bërë një vëzhgim për të mësuar më shumë rreth tendencave të fundit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore