Lajme

Sabreen, vajza e lindur në Gaza pasi nëna e saj ndërroi jetë në një bastisje


Sabreen erdhi në botë disa momente pasi nëna e saj e la.

Ajo tani ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv neonatal të spitalit në Rafah.

Pas vdekjes së nënës, e vrarë në një bastisje izraelite.

Mjekët arritën ta shpëtojnë atë falë një operacioni cezarian. Por vajza lindi jetime jo vetëm nga e ëma.

E gjithë familja – babai i saj Shoukri dhe motra e saj tre vjeçare Malak – u zhdukën nga bombardimet.

“Ne u përpoqëm ta shpëtonim pacienten”, ka thënë doktoresha Ahmad Fawzi, por nuk kishte mbetur asgjë që mund të bëhej për të.

“Por ne e kuptuam që ajo ishte shtatzënë dhe kështu na u desh të bënim një operacion cezarian urgjent për të shpëtuar foshnjën. Falë Zotit, ia dolëm”.

Vogëlushja kishte vështirësi në frymëmarrje por mjekët arritën ta mbanin në jetë.

Në një video, vajza shihet në një inkubator. Ajo nuk ka emër, por në dorën e saj është ngjitur një fjongo me mbishkrimin që thjesht shkruan “Vajza e Sabreen al Sakani”.

Sipas Associated Press, ajo duhet të quhet Sabreen Jouda dhe për të do të kujdeset xhaxhai i saj.

“Sabreen al-Sakani ishte në javën e tridhjetë shtatzënë”, ka treguar një mjek tjetër, kreu i njësisë neonatale të spitalit, Mohammed Salama.

“Gjendja e të porsalindurit tani është stabile, ajo do të duhet të qëndrojë këtu për tre 3-4 javë”.

Gjithashtu në Rafah, një tjetër sulm ajror vrau 17 fëmijë dhe dy gra, që të gjithë i përkisnin së njëjtës familje të madhe, kanë thënë vendasit.

Sipas bilancit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, viktimat e ofensivës izraelite – e cila filloi pas masakrës së 7 tetorit, kur burra nga Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura hynë në territorin izraelit nga Gaza, duke vrarë 1 mijë e 200 njerëz dhe rrëmbyer rreth 250 – deri më sot janë 34 mijë e 151.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore