Lajme

Gallant në SHBA, bisedime për furnizimet me armë


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ndodhet në Washington për bisedimet e pritura me administratën e Joe Biden në një kohë kur marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Izraelit po bëhen “gjithnjë e më të tensionuara”.

Kjo për shkak të operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori, SHBA ka dërguar më shumë se 100 furnizime me armë në Izrael.

Dhe furnizimet, së bashku me mbështetjen e SHBA-ve përballë një Izraeli që synon të vazhdojë me një ofensivë ushtarake në Rafah, do të jenë ndër temat në krye të agjendës së bisedimeve të Gallant në SHBA.

Në funksion të misionit të Gallant, Izraeli njoftoi takime me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, i cili sapo u kthye nga misioni i tij i gjashtë në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore