Lajme

Zyrtarja austriake i kujton Ukrainës pritjen e Shqipërisë për BE-në: Nuk ka procedurë të përshpejtuar


Ministrja austriake për Çështjet e BE-së dhe Çështjet Kushtetuese, Carolyn Edtstadler, u shpreh se pranimi i Ukrainës në BE nuk mund të arrihet “në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme”.

Lajmin e bëri të ditur “Euractiv”, duke cituar deklaratën e zyrtares austriake.

Edstadler komentoi situatën, duke thënë se procesi i plotë i pranimit të Ukrainës do të ishte “një proces i gjatë përshtatjeje, i cili sigurisht nuk mund të arrihet në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme”.

Kjo pasi “disa shtete në Ballkanin Perëndimor (përfshirë Shqipërinë) kanë pritur dekada për këtë hap”.

Ajo shtoi se nuk mund të ketë procedurë të përshpejtuar për Ukrainën.

Së fundmi, ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg e ftoi Ukrainën të shqyrtojë mënyra të tjera për t’u afruar me BE-në sesa anëtarësimin.

“Ministri i Punëve të Jashtme donte gjithashtu të thoshte se mund t’ju duhet të tregoni kreativitet në mënyrën se si e njihni Ukrainën me vlerat perëndimore. Natyrisht, Ukraina dëgjoi refuzimin e anëtarësimit në BE, dhe nuk ishte kjo ajo që synohej dhe ky nuk është qëndrimi i Austrisë”, theksoi Edtstadler.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore