Lajme

Zyrtarët ukrainas reagojnë pas incidentit të Krimesë: Gëzuar ditëlindjen, zoti President


Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov publikoi të shtunën e 8 tetorit në median sociale “Facebook” një video me Urën e Krimesë që digjet.

Së bashku me videon e urës që digjet, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare publikoi një video me këngën e Marilyn Monroe “Gëzuar ditëlindjen, zoti President”.

“Gëzuar ditëlindjen, zoti President” u këndua më 19 maj të vitit 1962, për ish-presidentin e ndjerë amerikan John F. Kennedy në një gala të mbajtur në Madison Square Garden për ditëlindjen e tij të 45-të, 10 ditë përpara datës aktuale ( 29 maj).

“Mirëmëngjes, Ukrainë!”, shkruan zyrtari ukrainas.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së Presidentit, reagoi menjëherë ndaj zjarrit që shpërtheu në urën e Krimesë.

“Krimea, një urë, një fillim. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet t’i kthehet Ukrainës, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”, theksoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore