Sport

Zyrtare: Locatelli firmos me Juventus-in


Tashmë gjithçka është bërë zyrtare, Manuel Locatelli do të jetë lojtari më i ri i Juventus-it.

Mesfushori i talentuar vjen nga Sassuolo në huazim dy vjeçar me detyrim blerje. Ai ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2026.

Juventus-i nuk do të paguajë për huazimin e Locatelli-t, por pas përfundimit të huazimit do të duhet ta paguajë me tre këste shumën e 35 milionë eurove që ka rënë dakord me Sassuolo-n.

Ish-lojtari i Milan-it do të mbajë veshur fanellën me numër “27”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore