Sport

Zyrtare: Joselu transferohet në Real Madrid


Tashmë është zyrtare. Sulmuesi spanjoll, Joselu, është transferimi i fundit i skaudrës së Real Madrid-it.

Klubi mbretëror e kompletoi transferimin gjatë ditës së sotme (19 qershor).

Ai është transferuar në formulën e huazimit, tarifë kjo që i kushtoi Real-it 500 mijë euro, derisa do të jetë edhe opsioni i blerjes së kartonit të futbollistit për 1.5 milion euro.

Kujtojmë që sulmuesi 33-vjeçar bëri një sezon fantastik me skuadrën e Espanyol-it, duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar katër asisitme në 38 ndeshje në La Liga dhe në Kupën e Spanjës.

Ai iu bashkua Espanyol-it në verën e kaluar si transferim i lirë nga Alaves, ndërsa në të kaluarën ka bërë karrierë edhe Newcastle, Stoke City, Hoffenheim, Celta Vigo etj,.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore