Sport

Zyrtare: Futbollisti i Bayern-it transferohet falas në Dortmund


Futbollisti i Bayern Munich-ut, Niklas Sule, ka arritur marrëveshje me klubin e Borussia Dortmund-it, që të bashkohet në qershor si agjent i lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verdhezi, të cilët konfirmuan përmes një deklarate se kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin shtatlartë.

Sule-s i skadon kontrata me klubin bavarez në qershorin e ardhshëm, andaj ai do të bashkohet me rivalët e Bayern-it me parametra zero.

Qendër-mbrojtësi 26 vjeçar refuzoi të vazhdonte kontratën me Bayern-in, pasi që palët nuk merreshin vesh për çështje financiare.

Kujtojmë që Sule është pjesë e skuadrës së Bayern-it që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga skuadra e Hoffenheim-it për shumën e 20 milionë eurove.

Ai në total numëron 159 paraqitje me bavarezët, prej të cilave ka gjetur rrugën e rrjetës në gjashtë raste.

Sule gjithashtu numëron edhe 37 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Gjermanisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore