Lajme

Zv/presidentja amerikane do të qëndrojë afër kufirit me Ukrainën për tre ditë


Kamala Harris, Zv/presidente e SHBA-së

Zv/presidentja amerikane, Kamala Harris pritet që gjatë ditës së mërkurë të vizitoj Ukrainën në dy pika kufitare. Në atë me Rumaninë dhe Poloninë.

Është bërë e ditur se Harris në Poloni do të shkoj për të diskutuar me zyrtarët e këtij shteti pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që ka lufta në këtë rajon.

Vizita e zëvendëspresidentes amerikane do të zgjasë tre ditë, nga 9 deri më 11 mars. Gjatë kësaj kohe ajo do të vizitoj edhe vendin tjetër anëtar të NATO-s, Rumaninë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se agjenda e nënpresidentes në Varshavë dhe Bukuresht pritet të fokusohet në ndihmën ekonomike, humanitare dhe asaj të sigurisë për Ukrainën.

Polonia është duke iu ndihmuar rreth 1.2 milion ukrainasve që i kanë ikur luftës.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur më shumë se dyfish prezencën ushtarake në Poloni – 9 mijë trupa në total – javëve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore