Lajme

ZRrE vendos tarifat e reja: Energjia elektrike 15% më shtrenjtë


Ymer Fejzullahu, Kryetari i ZRrE-së

Duke filluar nga data 1 prill, Energjia Elektrike në Kosovë për konsumatorët do të shtrenjtohet për 14-15%.

Kjo tarifë e re për KESCO-n, e ngritur, u vendos në mbledhjen e kësaj të enjte të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Kështu bëri të ditur kryetari i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, i cili tha se rritja e saktë do të dihet në mbledhjen e ardhshme të këtij bordi, por se ajo llogaritet të jetë përafërsisht 14 deri 15 për qind.

Fejzullahu, për këtë shtrenjtim të rrymës, ka fajësuar rritjen e çmimit të importit, rregullimet që po bëhen në bllokun B të KEK-ut dhe inflacionin.

“Duke marrë parasysh rritjen e çmimit të importit dhe rregullimet në Bllokun B, por edhe inflacionin, ZRrE ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës”.

“Kemi llogaritur se rritja do të jetë 14-15%, por saktësisht do të dihet në mbledhjen tjetër të ZRrE-së”, ka thënë ai.

Bordi i ZRRE-së

“Siç u përmend në mbledhje të bordit të ZRrE-së”, tha Zejnullahu, “të hyrat e lejuara maksimale për KESKO-n përfshinë eshë këto investime që u aprovuan.  Për vitin 2023 janë më tepër se 170 milion euro në rrjet të OST-së dhe OSSH-së”.

Ndërsa Importi është shumë më i lafrtë, ka theksuar ai.

“Çmimi i importit që është parashikuar nga ZRRE është tejkaluar çmimi i realizuar nga ana e OSSH-së, e OST-së e KESKO-s”.

“Çka do të thotë kjo”, Që edhe kostot e lejuara nga ana e OST e OSSH për vlerën e importit për vitin e kaluar, kanë qenë më të larta sesa ato që i kemi parapa ne në vitin e kaluar. E domosdoshmërish ajo kosto duhet të reflektohet edhe gjatë shqyrtimit të të hyrave të lejuara maksimale për konsumatorë të licencuar gjatë këtij viti. Që si rezultat ka ardhur që të hyrat e lejuara maksimale për sistemin, për konsumatorët, për vitin 2023 të jetë 398 milion euro”.

“Me këto të hyra ne konsiderojmë që furnizuesi me implikim të shërbimit universal, do ti furnizoj konsumatorët me energji elektrike për një periudhë një vjeçare nga data 1 prill të këtij viti deri në datën 31 mars të vitit të ardhshëm”.

Këto janë të hyrat që janë aprovuar nga ana e ZRRE-së e këto janë komponentët kryesore që kanë ndikuar në rritjen e kostove në këtë vit.

“Duhet të përmendim gjithashtu që në këtë kuadër kemi parapa edhe remondet e Kosovës B të cilat domosdoshmërish ndikojnë në rritjen e kostots së importit për këtë vit, por duhet të keni parasysh që ato investime janë të domosdoshme sepse e rrisin edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike për vitin e ardhshëm”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore