Shqipëria

Zjarr në një pikë skrapi, nuk ka të lënduar


Pamje në vendin e ngjarjes, tymi përshkon qiellin

Në rrugën “Dine Hoxha”, të martën e 3 gushtit, policia e Tiranës ka njoftuar se është djegur një pikë skrapi si pasojë e një zjarri.

Policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore