Sport

Ziyech dhe Koulibaly arrijnë marrëveshje me klubet arabe


Dy futbollistët e Chelsea-t, Hakim Ziyech dhe Kalidou Koulibaly, do të transferohen në Arabinë Saudite.

Transferimi tashmë është çështje e kryer, derisa mediat raportojnë që ata kanë arritur marrëveshje me dy klubet arabe.

Sipas mediave të huaja, Ziyech tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Al Nassr, me të cilët ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Gjithashtu edhe klubi arab ka arritur marrëveshje me Chelsea-n, kështu që hedhja e firmës mbi kontratën është vetëm çështje kohe.

Pra, futbollisti maroken do të bëhet bashkëlojtar me Cristiano Ronaldo-n.

Në anën tjetër, edhe ish-mbrojtësi i Napolit, Koulibaly do të transferohet në Superligën Saudite te skuadra e Al-Hilal.

Thuhet që klubet tashmë kanë arritur marrëveshje dhe Koulibaly do ta vazhdojë karrierën në futbollin arab.

Kujtojmë që përveç tyre, në Arabi janë transferuar edhe Karim Benzema, Ruben Neves dhe N’Golo Kante.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore