Shqipëria

Zhduket një 28-vjeçar nga Kolonja, babai: Kam humbur kontaktet që më 1 nëntor


Pamje ilustruese

Të premten e 19 nëntorit është raportuar se një 28-vjeçar nga Kolonja ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Denoncimin në polici e ka bërë babai i Sherif Mukajt, më 10 nëntor, ku ka deklaruar se hera fundit që ka kontaktuar me të birin ka qenë data 1 nëntor.

I ati i Mukajt jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka ardhur në Shqipëri për të mësuar rreth zhdukjes së të birit.

Sipas tij Sherif Mukaj është larguar nga banesa e tij në fshatin Starje në Kolonjë duke lënë aty aparatin celular, kartë identiteti dhe makinën.

Për mediat ai ka deklaruar se mjetet e gjetura në banesë i janë dorëzuar Prokurorisë dhe ka kërkuar që të zbulohet se me kë ka kontaktuar herën e fundit i biri.

Ndër të tjera ai ka treguar se i biri nuk vuan nga asnjë sëmundje që ka lidhje me shëndetin mendor apo ndonjë problem ekonomik, konflikte a borxhe.

Deri më 5 nëntor, vijon ai, zilja në telefonin e tij shkonte, por asnjëherë nuk përgjigjej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore