Shqipëria

Zgjedhje në 61 degë, PS: Janë depozituar 400 emra, shtyhet afati i aplikimeve


Partia Socialiste të mërkurën e 25 majit ka bërë me dije se deri më tani janë administruar mbi 400 emra për zgjedhjet për kryetar në 61 degë të Shqipërisë.

Në njoftim theksohet se emrat janë propozuar nga Këshillat Socialiste në territor në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë.

Ndërkohë njoftimi vijon se është shtyrë afati i aplikimeve dhe propozimeve deri më 31 maj.

“Kjo periudhë shtesë do të shërbejë jo vetëm për administrimin e kandidaturave të reja por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme”, vijonte njoftimi.

Ndërkohë çdo kandidaturë duhet të ketë si dokumentacion shoqërues një CV, kërkesën për kandidim dhe formularin e vetdeklarimit për garantimin e integritetin ligjor.

“Platforma e kandidimit është një material i cili do të prezantohet para asamblesë së bashkisë përkatëse vetëm nga kandidatët të cilët kualifikohen për fazën finale të garës”, përmbyllet njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore