Lajme

Zelensky: Vetëm në mars rusët hodhën 400 raketa dhe 600 dronë kundër nesh


“Vetëm në mars, terroristët rusë lëshuan më shumë se 400 raketa të llojeve të ndryshme, më shumë se 600 dronë dhe më shumë se 3 mijë bomba ajrore të drejtuara kundër Ukrainës. Disa qytete dhe fshatra në Ukrainë po vuajnë”.

Kështu ka shkruar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në Telegram.

“Infrastrukturat dhe ndërtesat normale të banimit shkatërrohen çdo ditë”, denoncon presidenti ukrainas.

Ai po ashtu u kërkon edhe një herë aleatëve mjete thelbësore për të mbrojtur popullsinë civile.

“E gjithë kjo nuk do të ndodhë më kur Ukraina të marrë sisteme të besueshme të mbrojtjes ajrore, në gjendje të shpëtojmë jetën e qytetarëve tanë dhe rivendosim sigurinë në qytetet tona. Patriotët (një lloj rakete tokë-ajër) në duart e Ukrainës kanë treguar se të gjitha format e terrorit rus mund të humbasin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore