Lajme

Zelensky: Vazhdon operacioni i shpëtimit në teatrin e bombarduar


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten e 18 marsit deklaroi se puna e shpëtimit ishte duke vazhduar në teatrin e bombarduar në Mariupol, nga ku deri më tani janë nxjerrë të gjallë 130 persona.

Ai bëri me dije gjithashtu se granatimet nga forcat ruse vazhduan për të parandaluar autoritetet që të krijojnë korridore efektive humanitare në qytetin port të rrethuar në Ukrainën Jugore.

Avokati i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, më herët tha se 1 mijë e 300 njerëz janë ende në bodrumin e Teatrit Rajonal të Dramës në Mariupol.

Deri më tani 130 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, pasi ndërtesa u godit nga një sulm ajror rus të mërkurën.

Autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të japin një përditësim të mëtejshëm mbi shifrat e publikuara dje se sa njerëz i mbijetuan sulmit në teatrin, ku besohej se ishin strehuar qindra civilë, përfshirë fëmijë dhe të moshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore