Lajme

Zelensky: Nuk kemi parë ende miliona municione të premtuara nga BE


“Falënderoj secilin prej jush për iniciativat dhe pjesëmarrjen në koalicione në mbështetje të Ukrainës dhe forcave tona të mbrojtjes dhe sigurisë. Falenderoj të gjithë ata, përpjekjet e të cilëve janë vërtet efektive. Por, për fat të keq, ne nuk kemi parë ende miliona predha artilerie të Bashkimit Evropian për të cilat është folur kaq shumë”.

Kpshtu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një takim të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Bruksel, përmes video-konferencës.

“Për më tepër, disa nisma të tjera ende nuk janë zbatuar plotësisht dhe kjo reflektohet mbi të gjitha në atë që ushtarët tanë mund të përdorin në front dhe në atë që për fat të keq ende duhet të presin”, ka shtuar ai.

“Kërkoj nga ju që të përshpejtoni zbatimin e marrëveshjeve tona me ju, si për furnizimin dhe prodhimin e përbashkët të armëve dhe municioneve, ashtu edhe për financimin e projekteve përkatëse”, ka theksuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore