Lajme

Zelensky: Kemi nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore


“Terroristët rusë lëshuan raketa balistike në Kiev. Fatkeqësisht, shtëpitë e një lagjeje tipike urbane u dëmtuan”.

Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në X.

“Për momentin pesë persona janë plagosur. Ne ritheksojmë se Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, të cilat garantojnë sigurinë për qytetet tona dhe shpëtojnë jetë njerëzish”, ka përsëritur ai.

“Të gjithë ne që respektojmë dhe mbrojmë jetën duhet t’i japim fund këtij terrori”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore